Llogaritë e kontrollit ju lejojnë të modifikoni se si gjendjet e llogarive grumbullohen dhe shfaqen në pasqyrat financiare. Qasuni në këtë funksionalitet nga skeda Konfigurimet për të krijuar dhe menaxhuar llogaritë tuaja të kontrollit.
Biznesi juaj ndjek gjendjet nëpër shumë llogari të ndryshme: llogaritë bankare, klientët, furnitorët, punëtorët, llogaritë kapitale, asetet fikse, asetet jo-materiale, dhe investimet. Çdo llogari ruan një gjendje që tregon atë që keni, atë që të tjerët ju detyrohen, ose atë që ju jeni të detyruar ndaj të tjerëve.
Raporti i Bilancit të gjendjës tregon asetet tuaja dhe detyrimet. Megjithatë, pasi bizneset zakonisht kanë qindra ose mijëra llogari të veçanta, montrimi i çdo llogarie veçmas do ta bënte pasqyrat financiare të papërballueshme dhe të vështira për t'u lexuar.
Llogaritë e kontrollit e zgjidhin këtë problem duke kombinuar llogaritë e ngjashme në rreshta të vetme. Për shembull, të gjitha gjendjet e klientëve shfaqen nën Llogaritë e arkëtueshme, ndërsa të gjitha llogaritë bankare dhe arka kombinohen nën Llogaritë Bankare dhe Arka. Kjo e mban Bilanicin e gjendjës të saktë dhe të lehtë për t’u kuptuar.
Grupimet e llogarive të kontrollit të paracaktuar funksionojnë mirë për shumicën e bizneseve, por mund të krijoni llogari kontrolli të personalizuara për të organizuar llogaritë tuaja ndryshe. Kjo ju jep fleksibilitet të plotë mbi mënyrën se si shfaqen informacionet në pasqyrat tuaja financiare.
Për të krijuar llogaritë e kontrollit të personalizuara, së pari krijoni llogari kontrolli të re për llojet e llogarive që dëshironi të ndani. Pastaj caktoni llogaritë individuale në llogaritë tuaja të kontrollit të personalizuara.
Në vend që të tregoni të gjitha asetet fiksë nën një llogari të vetme Asetet fikse në kosto, mund të krijoni llogari kontrolli të ndara për kategoritë e ndryshme të aseteve:
• Pajisje në kosto • Automjete në kosto • Mobilje në kosto • Ndërtesa në kosto • Tokë në kosto
Pasi të krijoni këto llogari kontrolli, shkoni në terminin Asetet Fikse. Kur ndryshoni asetet e veçanta fikse, do të shihni një fushë të re Llogari kontrolli ku mund të specifikoni se cila llogari kontrolli duhet të përfshijë atë aset.
Ju gjithashtu mund të shfaqni llogaritë bankare individualisht në Bilancin e gjendjës në vend që t'i kombinoni ato. Thjesht krijoni një llogari kontrolli për secilën llogari bankare, pastaj caktoni secilën llogari bankare në llogarinë e saj përkatëse të kontrollit.
Ky qasje është veçanërisht e dobishme kur ju nevojitet të tregoni palëve të interesa gjendjen e saktë të llogarive bankare specifike drejtpërdrejt në pasqyrat financiare.