Veza e Gjendjeve fillestare, e gjetur nën skedën Konfigurimet, ju lejon të vendosni gjendjet fillestare për të gjitha llogaritë tuaja dhe regjistrat e nënndarjes.
Shumë përdorues preferojnë të vendosin gjendjet e tyre fillestare duke përdorur një regjistrim kontabël. Megjithatë, kjo mund të rezultojë në regjistrime kontabël tepër të gjata.
Gjendjet fillestare përfshijnë më shumë se thjesht debite dhe kredite. Nëse po përdorni skedën Artikujt e stoku, mund të dëshironi të vendosni gjendje fillestare për Sasia në stok, Sasia për dergim, dhe Sasia për furnizim. Këto janë gjendje fillestare për qëllime menaxheriale, jo për qëllime kontabël.